E Shtunë, 31 Tetor 2026

Abuzimet me karburantet, Prokuroria e Tiranës nis hetimet

Pas konstatimit të drejtorisë së metrologjisë se pikat e karburanteve abuzojnë me sasinë e karburantit, Prokuroria e Tiranës vihet në lëvizje për të hetuar këtë fenomen. Kështu burime nga kjo prokurori konfirmojnë se i kanë kërkuar drejtorisë së metrologjisë të gjithë informacionin që ata kanë grumbulluar si dhe listën e bizneseve të cilët kanë abuzuar në kurriz të konsumatorit.

Por gati një javë që organi i akuzës ka bërë këtë kërkesë,nga drejtoria e metrologjisë ende nuk është kthyer një përgjigje. Pas kësaj të njëjtat burime nga prokuroria e Tiranës pohojnë se do të nisë një hetim kryesisht, pa patur një kallëzim të regjistruar për këtë problematikë.

Ndërsa prokuroria sqaron se nëqoftese nuk i vihet në dispozicion materiali nga drejotria e metrologjisë mund të nisë edhe një hetim për këtë institucion për moskallëzim krimi.

Nga 801 pajisje furnizimi me karburant të kontrolluara muajin gusht nga drejtoria e metrologjisë, 93 të tilla rezultuan jashtë afateve ligjore të kontrollit metrologjik. Ky fakt është zbuluar nga kontrollet e fundit të ushtruara nga ky institucion, që është përgjegjës për kalibrimin e pajisjeve që masin sasinë e karburantit.

Sipas këtyre kontrolleve subjektet kanë ndërhyrë në instrumentet matës, duke prishur plumbosjen e vendosur nga inspektorët metrologë.  Tregu i shitjes së gazit dhe karburanteve në vendin tonë përcaktohet si një prej sektorëve më të parregulluar dhe ku abuzohet shpesh.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›