E Hënë, 2 Nëntor 2026

Abuzimi me të drejtat e njeriut, psikologët: Shpesh viktimat zgjedhin të qëndrojnë në heshtje

Abuzimi me të drejtat e njeriut vazhdon të mbetet fenomen shqetësues.

Shumë viktima sipas psikologëve i kalojnë situatat duke qëndruar të mbyllur.

Stigma dhe frika nga paragjykimet mbeten barriera kryesore për të identifikuar këto raste.

“Duke u ndalur përse nuk e bërtasim, kur jetojmë në një shoqëri ku stigmën e ka të parin reagim atëherë frika nga gjykimi janë gjërat që këto viktima nuk duan të lëndohen. Së dyti, është shumë e vështirë të flasim me psikologët. është karakteristikë e tyre që zgjedhin të flasin për komplet gjë tjetër”, tha psikologia Erisa Aliaj.

Aktorja Ema Andrea, pjesëmarrëse në aktivitetin mbi abuzimin me të drejtat, nënvizoi indiferencën e shoqërisë në përballjen me këtë fenomen.

“Do të kisha dashur duke e filluar nga gjërat e thjeshta të reflektojë shoqëria jonë në mënyrë që të mos humbasë besimin. E para është ndjesia e gjykimit për çdo fenomen. Të kemi një gjykim të ashpër për fenomenin. Jemi shume të dhënë pas dëshirës. Shoqëria jonë ka nevojë të jetë bashkëfajtore.

Është rezultat i një vargu mosedukimi, historie, mungese empatie. Indiferenca e cila është një nga shkaqet që sjellin ndonjëherë dhe thellim të problematikave sociale”, tha Andrea.

Konkursi Kombëtar “Histori të Pathëna” solli disa raste konkrete nga trafikimi i qenieve njerëzore./vizionplus.tv

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›