E Diel, 1 Nëntor 2026

Abuzimi me tendera/ Dënohen zyrtarët e bashkisë Divjakë, mes tyre drejtoresha e Planifikimit të Territorit

Gjykata e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (GJKKO) ka ka shpallur vendimin për gjashtë zyrtarë të bashkisë Divjakë për shkelje të barazisë në tendera, me vlerë 1 milion euro.

Bëhet fjalë për Dorjan Spaho, Sara Xhepa (Doko), Rokled Malko, Fatos Veliu, Vojsava Leçini dhe Elbareta Nishica.

Sipas informacioneve, ato u gjetën fajtorë për 3 procedura tenderimi të kryera nga Bashkia Divjakë, të cilat kapin vlerën 1 milionë euro. Hetimi nisi si vijim i një fraksioni të një dosje tjetër.

Dënimet respektive për zyrtarët: 

-Sara Xhepa 120 orë shërbim prove

-Dorjan Spaho 120 orë shërbim prove

-Roklejd Malko 120 orë shërbim prove

-Vojsava Leçini liri me kusht për 16 muaj, i hiqet për 5 vjet e drejta e ushtrimit të funksioneve publike

-Elbareta Nishica liri me kusht për 16 muaj, i hiqet për 5 vjet e drejta e ushtrimit të funksioneve publike

-Fatos Veliu liri me kusht për 16 muaj, i hiqet për 5 vjet e drejta e ushtrimit të funksioneve publike/abcnews.al

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›