Abuzimi me thjeshtren, pranga pedofilit
Artan Cena
Nje i moshuar u arrestua mengjesin e djeshem nga policia e Tiranes, nen akuzen e pedofilise me thjeshtren e tij te mitur. Mesuesit e shkolles, ku 9-vjecarja ndiqte klasen e trete, i jane drejtuar se bashku me nenen e te demtuares Drejtorise se Policise, duke denoncuar abuzimin seksual dhe veprimet e turpshme te 74-vjecarit Kadri Sadria, banues ne Laprake. Burime zyrtare te policise thane se hetimet po kryhen nga zyra per mbrojtjen e te miturve dhe kunder krimit ne familje. I moshuari ishte martuar per here te dyte me nje grua shume me te re nga vetja, duke lindur edhe tre femije te tjere me te, ndersa 9-vjecarja ishte fryt e marteses se pare te 50-vjecares. Aktualisht Sadria akuzohet per veprime te turpshme me te mitura, ndersa po kryhet nje ekspertize mjeko-ligjore per te pare nese eshte ushtruar edhe dhune seksuale.
Historia nis pak dite me pare, kur mesuesit e shkolles ne Laprake vene re shqetesimet e te mitures. I moshuari Sadria prej kater vjetesh ishte martuar per here te dyte dhe kishte sjelle ne jete edhe tre femije te tjere me gruan e re. Shenjat ne trup dhe sjellja e vajzes kane bere qe mesuesit e shkolles te dyshonin per dicka qe nuk shkonte te vajza, duke kerkuar shpjegime tek e ema. Ne keto rrethana, gruaja ka bere denoncimin ne polici. Ne pranine e nje psikologu, dy dite me pare, e mitura eshte marre ne pyetje, ku mesohet se ka rrefyer per abuzimet seksuale te 74-vjecarit. E ema ka thene se vajza e saj nuk i kishte treguar me pare asnje shqetesim dhe nuk ishte e sigurt per keto veprime te bashkeshortit. Fillimisht ngjarja eshte denoncuar ne posten e policise se Laprakes e me pas ne Drejtorine e Policise Tirane.
Zyrtare te policise thane se dyshojne qe veprimet prej pedofili ndaj thjeshtres se tij i moshuari i ka nisur qe prej dy vitesh. Por, frika ka detyruar 9-vjecaren te mos rrefeje me tej per te emen. Policia tha dje se