E Mërkurë, 4 Nëntor 2026

Abuzuesi “serial” që udhëtoi nga Anglia në Skoci për të përdhunuar 12 vjeçaren

Personi që shihni në foton më sipër ka udhëtuar nga Anglia në Skoci, për të përdhunuar një të mitur që e njohu përmes Snapchat. I pastrehë dhe një abuzues serial! Wayne Philip Phillipson, 48 vjeç, është dënuar me 7 vjet burg jo vetëm për këtë rast, por një sërë krimesh seksuale ndaj fëmijëve.

Në Gusht të vitit të shkuar, pasi shkëmbeu mesazhe për 3 ditë me një 12 vjeçare, vendosi ta takojë këtë të fundit në një zonë pyjore.

E mitura e cila arriti t’ja mbathë pas abuzimit seksual, denoncoi ngjarjen në polici, duke treguar tmerrin e përjetuar prej tij.

Në telefonin e 48 vjeçarit, u gjetën mbi 100 fotografi intime që provonin “lidhjen” e tij me 29 vajza të moshës së mitur. Siç shkruhet në mediat e huaja, ai përdorte rrjetet sociale si “karrem” për këtë grupmoshë dhe planifikonte në detaje të gjithë mashtrimin derisa të siguronte një takim fizik.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›