Acarime mes Balotellit dhe Mourinjos?

Mario Balotelli nuk është ftuar për ndeshjen vendimtare të Interit ndaj Chelseat që zhvillohet të martën mbrëma, dhe e gjithë kjo rrjedh për shkaqe disiplinore pas acarimeve të fundit mes sulmuesit dhe trajnerit Jose Mourinjo.
Siç mëson Goal.com, Balotelli nuk ishte ftuar në skuadër për të udhëtuar në Londër pas një zënke me Mourinjon. Ky i fundit mori vendimin më të rëndë për shkak se nuk dëshiron që skuadra të shpërqendrohet para takimit kundër Chelseat.
Të hënën, në konferencën për shtyp, Mourinjo u tregua i ashpër në pyetjen se pse nuk e ka ftuar Balotellin duke thënë: "Balotelli? Unë do të flas vetëm për ata që janë këtu".
Natyrisht, grindjet e fundit mes trajnerit zikaltër dhe sulmuesit të ri, mund të ndezin spekulime për largimin e 19- vjeçarit në drejtim të Milanit.