E Shtunë, 31 Tetor 2026

Adebayor deshiron te shkoje tek Tottenhami

Sulmuesi i Manchester Cityt Emmanuel Adebayor deshiron ti bashkohet Tottenhamit.

The Mirror shkruan se Adebayor eshte i gatshem te luftoje me Manchester City per te nxitur nje huazim te Tottenhami ne afatin kalimtar te janarit.

Ish-sulmuesi i Arsenalit Adebayor eshte i paepur per tu rikthyer ne Londer edhe pse e di se kjo do ta beje ata nje figure edhe me te urryer te fansat e Arsenalit.

Menaxheri i Spurs Harry Redknapp i cili tashme ka shkaktuar buje duke nenshkruar me ish-kapitenin e Arsenalit William Gallas deshiron te nenshkruaje me Adebayor dhe madje deshiron qe City ti paguaje gjysmen e pages se tij javore e cila kap shifren e 120 mije funteve ne jave.

Adebayor 26-vjecar ka pasur nje varg perplasjesh me menaxherin e Cityt Roberto Mancini dhe ata tani jane te gatshem ta lejojne ate te largohet si huazim ne janar.

Liverpooli po ashtu mund te jete nje stacion i ardhshem i sulmuesit te Togos pasi City eshte me i prire ta lejoje ate te largohet per ne Anfield. Per Adebayor i interesuar eshte edhe Juventusi.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›