Adele shpërblen familjen me udhëtim në jaht

Këngëtarja e hitit ‘Someone Like You’ u emërua pak kohë më parë në mesin e personave më të pasur të famshëm nga revista ‘Forbes’. Sipas raporteve, këngëtares britanike gjithnjë i ka pëlqyer që të shpenzojë për familjen e saj. ‘Ajo ka marrë me qira një jaht për 200 000 funte, në mënyrë që ta dërgojë familjen në pushime me të.
Madje, kjo nuk ishte për familjen e ngushtë, ajo e ftoi edhe familjen e gjerë që ta shoqërojnë atë në pushimet e saj verore’, tha një burim i afërt. Edhe pse relativisht e re në skenën e muzikës, Adele njihet edhe për bamirësi./Indeksonline/