E Shtunë, 31 Tetor 2026

Adem Demaci ne Tirane me vepren e plote letrare

I ndodhur në Tiranë si autor i veprës letrare në dhjetë vëllime botuar e plotë në vitin 2012, Adem Demaçi vetë flet për një letërsi politike në rrethanat e qëndresës së Kosovës ndaj spastrimit etnik përgjatë shekullit të njëzetë

Admirues i letërsisë apo i politikës së Adem Demaçit?

I ndodhur sot në Tiranë si autor i veprës letrare në dhjetë vëllime botuar e plotë në vitin 2012, Demaçi vetë flet për një letërsi politike në rrethanat e qëndresës së Kosovës ndaj spastrimit etnik përgjatë shekullit të njëzetë.

Botimi i Lidhjes së Shkrimtarëve të Kosovës të cilën Demaçi e kryeson, përmban veprat e dy fazave krijuese të viteve para dhe pas burgut politik 28-vjeçar në ish Jugosllavi, respektivisht në vitet 1953-1958 dhe prej vitit 1994 kur boton romanin “Libër për vetëmohimin” deri më sot, duke lëvruar edhe poezinë e dramën, pa përmendur publicistikën orale, intervistat e panumërta në shërbim të çështjes kombëtare të Kosovës.
Kjo seri është prezantim formal në Akademinë e Shkencave të Shqipërisë, sepse vepra e Demaçit ashtu si krejt letërsia e shkruar në Kosovë qarkullon në sipërfaqe dhe nuk njihet nga lexuesi i Shqipërisë zyrtare. Kështu dhe vlerësimi për “Demaçin që e duan të gjithë” bëhet sipas stampave që i përdor edhe ministri shkrimtar i Kulturës.

Romani “Gjarpinjtë e gjakut” i vitit 1958 është ndoshta e vetmja vepër me të cilën është prezantuar rregullisht tek ne edhe në tekstet e shkollave Adem Demaçi shkrimtar. Pra njohja me këtë autor është lënë në fillimet e tij letrare.

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›