E Diel, 1 Nëntor 2026

Aderimi i Shqipërisë në Bordin e Paqes/ PD dorëzon amendamentin: Të hiqet nga titulli emri i Ramës! Shteti përfaqësohet nga institucione, jo individë

PD propozon:

Amendament 1:

Titulli të riformulohet:

“Për ratifikimin e marrëveshjes së pranimit të Republikës së Shqipërisë, në Kartën e Bordit të Pages.” Këtu PD kërkon që nga titulli të hiqet “kryeministri Edi Rama”

Amendament 2:

Neni 1 ndryshohet si vijon:

“Ratifikimin e marrëveshjes së pranimit të Republikës së Shqipërisë, në Kartën e Bordit të Pages, sipas tekstit që i bashkëlidhet këtij ligji dhe është pjesë përbërëse e tij.”

Amendament 3:

Pas nenit 1, shtohet neni 2, me këtë përmbajtje:

“Në përputhje me nenin 2.2, shkronja ‘a’ e Kartës së Bordit të Pages, Republika e Shqipërisë do të përfaqësohet në Bordin e Pages nga Presidenti i Republikës ose, me autorizim të tij, nga Kryeministri.”

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›