Adidas i kundërpërgjigjet Nike, gati 1 miliardë euro për 10 vite

Pas divorcit mes Adidas dhe Federatës Gjermane të Futbollit një tjetër i bujshëm është në horizont. Mësohet se Nike i ka bërë një ofertë Federatës Braziliane të Futbollit për të rinovuar akordin, i cili skadon pas Botërorit të 2026-ës, por pesë herë kampionët e botës kanë refuzuar.
Thuhet se pas refuzimit qëndron Adidas, e cila pasi humbi bashkëpunimin legjendar më Kombëtaren gjermane kërkon të rifitojë terren duke i bërë ofertën tunduesë Kombëtares braziliane.
Adidas, që të jetë sponsor teknik i Federatës Braziliane të Futbollit, është gati të paguajë plot 1 miliardë euro për dhjetë vite. Mësohet se falë akordit aktual Federata Braziliane e Futbollit përfiton 35 milonë dollarë në sezon nga Nike.