Administrata Obama mbron politikën e vrasjes me objektiv

Prokurori i Përgjithshëm Eric Holder mbrojti praktikën e debatueshme, që e lejon qeverinë të vrasë shtetas amerikanë, nëse besohet se ata janë udhëheqës të lartë të al-Kaidës të angazhuar aktivisht për të vrarë amerikanë. Ai tha se kjo është një formë e rëndësishme për të luftuar terrorizmin.
“Preokupimi ynë kryesor është siguria e popullit amerikan, por që ta bëjmë këtë në përputhje me ligjet dhe vlerat tona. Dhe për këtë ne bazohemi në një ligj të Kongresit, që na lejon të veprojmë kundër al-Kaidës dhe entiteteve të lidhura me të, jo vetëm në Pakistan apo Afganistan, por edhe në pjesë të tjera të botës”.
Zoti Holder i bëri këto komente dje pas publikimit të një dokumenti të brendshëm të Departamentit të Drejtësisë, ku jepeshin hollësi rreth praktikës në fjalë.
Shtëpia e Bardhë ka mbrojtur praktikën e vrasjes me avionë pa pilot të personave të dyshuar si terroristë, që prej dislokimit të këtyre avionëve në Lindjen e Mesme dhe në Azinë Jugore.
Zyrtarë të administratës i kanë justifikuar veprime të tilla, duke thënë se ato janë ndërmarrë në rastet kur ka ekzistuar rreziku i pashmangshëm i një sulmi terrorist.
Por në dokumentin e Departamentit të Drejtësisë thuhet gjithashtu se një shtetas amerikan mund të vritet edhe për pjesëmarrje në një komplot terrorist. Në të thuhet gjithashtu se vrasja mund të justifikohet kur zyrtarët arrijnë në përfundimin se kapja e të dyshuarit nuk është e mundur.
Ekspertët ligjorë shprehin shqetësim se përkufizimet e paqarta mund të çojnë në raste të identifikimit të gabuar, madje përbëjnë një kërcënim serioz për liritë civile të amerikanëve.
11 senatorë i kanë kërkuar Presidentit Obama që t'i paraqesë Kongresit dokumentet ligjorë sekretë në të cilat përcaktohen kompetencat e administratës për të vrarë shtetas amerikanë në operacionet e antiterrorit jashtë vendit. Ligjvënësit thanë se këto dokumente u nevojiten për ta mbikqyrur si duhet ekzekutivin.