E Enjte, 5 Nëntor 2026

Administrata e Biden merr hapa për të shmangur dhunën nga ekstremizmistët e brendshëm

Zyrtarët e Shtëpisë së Bardhë dhe Pentagonit po mbrojnë vendimet për të kryer një analizë të hollësishme të rreziqeve që paraqesin ekstremistët e brendshëm në Shtetet e Bashkuara, duke hedhur poshtë kritikat se këto masa janë një provë politike.

Zemërimi lidhur me përpjekjet e reja për të shqyrtuar ekstremizmin e brendshëm pas sulmit të 6 janarit ndaj Kapitolit është rritur ditët e fundit, i nxitur nga një vendim i Sekretarit të Mbrojtjes Lloyd Austin për të urdhëruar një ndërprerje të aktiviteteve të tjera ushtarake për të analizuar se sa i përhapur është ky problem.

Administrata e Biden i hodhi i ka hedhur poshtë kritikat duke këmbëngulur se askush nuk po përpiqet të shkelë të drejtën kushtetuese për lirinë e shprehjes, ndërsa disa nga kritikat më të theksuara dhe publike kanë ardhur nga anëtarja e re e Dhomës së Përfaqësuesve, Lauren Boebert, ligjvënësja republikane nga Kolorado, e cila shkruajti në Tëitter se vperimi i Departamentit të Mbrojtjes nuk është “asgjë tjetër veçse një provë politike e burrave dhe grave tona të guximshme 

“Është e turpshme dhe e rrezikshme të përdorësh ushtarët që rrezikojnë jetën e tyre për Amerikën si peng politik,” shtoi ajo.

Sekretari i Mbrojtjes, Austin urdhëroi të mërkurën një pauzë në operacionet ushtarake për t’u dhënë udhëheqësve të shërbimeve ushtarake një shans për të biseduar mbi përhapjen e ideologjisë ekstremiste dhe ndikimin që ka ajo mbi ushtarakët.

Në një dokument të lëshuar të premten vonë, Departamenti i Mbrojtjes tha se çdo shërbim ushtarak do të bënte një pauzë gjatë 60 ditëve të ardhshme, megjithëse pauza mund zgjatet “nëse është e nevojshme sipas natyrës operacionale të njësisë.”Nga 181 individë të akuzuar në rrethimin e Kapitolit të SHBA, 20 kishin një lloj lidhjeje me ushtrinë, sipas një vlerësimi të Programit për Ekstremizmin në Universitetin George Ëashington.

Për më tepër, nga 143 hetime të hapura nga Byroja Federale e Hetimit ndaj pjesëtarëve aktualë dhe ish-pjestarëve të ushtrisë vitin e kaluar, 68 ishin për shkak të shqetësimeve në lidhje me ekstremizmin e brendshëm, sipas zyrtarëve të mbrojtjes.

Në një intervistë të premten, admirali i lartë i Marinës Amerikane paralajmëroi se ekstremistët e brendshëm po përpiqen në mënyrë aktive të bëjnë për vete ish-pjesëtarë të ushtrisë.

Zyrtarët e Shtëpisë së Badhë e kanë përshkruar përpjekjen e tyre për të krijuar një ide më të qartë për kërcënimin që paraqet ekstremizmi brenda vendit, si më të gjerë, duke përmendur të dhëna që tregojnë se FBI po kryen mesatarisht rreth 1000 hetime për terrorizmin e brendshëm çdo vit.

Sipas ekspertëve dhe zyrtarëve të antiterrorizmit çështja ndërlikohet pasi media sociale ka lejuar ekstremistët në Shtetet e Bashkuara të komunikojnë me njerëz me të njëjtën ideologji në të gjithë botën.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›