E Diel, 1 Nëntor 2026

Administrata e Bush përgënjeshtron

 

Zyrtarët e qeverisë amerikane nuk i konfirmuan sugjerimet e ekspertëve për shtetëzimin e dy gjigantëve të kreditimit në vend, të cilat kanë hasur vështirësi të shumta gjatë muajve të fundit. Sekretari i Thesarit, Hank Paulson tha: “Tani ne synojmë të mbështesim dy bankat në misionin e tyre”,- por nuk dha komente mbi mundësinë e shtetëzimit. Dy gjigantët, “Fannie” dhe “Freddie” garantojnë gjysmën e fondit të kredive me kolateral në SHBA. Aksionet e tyre humbën përkatësisht 22.4 dhe 50% të vlerës gjatë ditës së premte.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›