E Hënë, 2 Nëntor 2026

Administrata e Donald Trump fillon shkarkimet e zyrtarëve të lartë të Imigracionit

Administrata e Donald Trump ka filluar shkarkimin e zyrtarëve të lartë të Imigracionit dhe Doganave të SHBA-së (ICE).

NBC News raportoi se administrata “po planifikon të zëvendësojë disa drejtues rajonalë” në ICE me zyrtarë të Doganave dhe Mbrojtjes së Kufijve (CBP), ndërsa korrespondenti i Fox News, Bill Melugin, tha se riorganizimi është tashmë në proces.

Dy zyrtarë të Departamentit të Sigurisë Kombëtare kanë bërë të ditur se Shtëpia e Bardhë është bërë gjithnjë e më e kënaqur me taktikat agresive të zbatimit të CBP-së.

“Mentaliteti është që CBP bën atë që i thuhet dhe administrata mendon se ICE nuk po e kryen punën”, tha një zyrtar i DHS.

Melugin raportoi se drejtorët e zyrave në terren të ICE në të paktën tetë qytete të mëdha – duke përfshirë Los Angeles, Filadelfia, Phoenix dhe Neë Orleans – po zëvendësohen. Ai tha se ka “fërkime të konsiderueshme në Sigurinë Kombëtare se si të arrihen më mirë më shumë deportime”.

Të dyja mediat vunë në dukje se punonjësi special i DHS, Corey Lewandowski, një aleat i ngushtë i Sekretares Kristi Noem, po ndihmon në udhëheqjen e përpjekjeve.

/rtsh.al/

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›