E Mërkurë, 4 Nëntor 2026

Adoleshentja largohet nga banesa në Tiranë, babai bën denoncim në polici

Një 42-vjeçar ka bërë një kallëzim në policinë e Tiranës, pasi vajza e tij i është larguar nga banesa. Pas largimit nga banesa nuk kanë pasur asnjë kontakt me 15-vjeçaren. Ndërkohë autoritetet po punojnë për gjetjen e të miturës.

“Shtetasi 42 vjeç, ka kallëzuar se është larguar nga banesa vajza e tij e mitur 15 vjeçe. Punohet për gjetjen e saj”, thuhet në njoftimin e policisë së Tiranës.

Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Tiranës, për veprime të mëtejshme.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›