“Adriatik Teqball League”, Ylli takon presidentin e Federatës Malazeze të Teqball

TIRANË, 23 janar/ATSH/ Presidenti i KOKSH, Fidel Ylli priti në një takim zyrtar presidentin e Federatës Malazeze të Teqball, Milorad Sutuloviç.
Presidenti Ylli e njohu Sutuloviç me të gjitha arritjet e sportit shqiptar dhe një fokus të veçantë e vendosi te mundësia që sa më shumë federata të përfshihen në projektin “Ekipet sportive në shkolla”, për të rritur masivizimin e fëmijëve që merren me aktivitete sportive.
Sutuloviç që shoqërohej nga presidenti i Federatës Shqiptare të Teqball, Adrian Cani, ndodhet në Shqipëri për zhvillimin e “Adriatik Teqball League”, pjesë e “International Teqball Federation Events”.
“Adriatik Teqball League” do të zhvillohet në javën e parë të muajit shtator dhe organizohet nga Federata Shqiptare dhe malazeze e Teqball, me pjesëmarrjen e atletëve nga e gjithë bota. /j.p/
1 nga 5