Advocaat: Tottenhami nuk është për Arshavin
Trajneri i klubit rus, Zenit St. Petersbourg, Dick Advocaat, thotë se ekipi duhet t'i lejojë sulmuesit rus Andrei Arshavin të largohet, por shton se ai është shumë i mirë për klubet si Tottenham dhe Rangers. 27-vjeçari ishte shumë afër kalimit në Tottenham gjatë afatit kalimtar veror, por Zenit kërkoi shumë të madhe të parave që e detyruan atë të mbetet në klub. "Si trajner do të doja që Arshavin të qëndronte, por si personalitet mendoj se ai meriton më shumë. Por Andrei është shumë i mirë për Tottenham dhe Rangers. Më mirë për të është të qëndrojë në Zenit se sa të shkojë në Londër ose Glasgow", ka thënë Advocaat.