Aeroporti i Rinasit me rritjen më të shpejtë në Europë

Aeroporti Ndërkombëtar i Rinasit ka njohur rritjen më të shpejtë të vizitorëve në Europë që nga pandemia e koronavirusit, njofton në rrjetet sociale kryeministri Edi Rama.
Në një vit, u numëruan 3,2 milionë më shumë vizitorë që kanë hyrë në territorin shqiptar nga ky aeroport, në krahasim me një vit më parë.
“Aeroporti i Tiranës në rritje në qiell (aeroporti me rritjen më të shpejtë në Evropë që nga pandemia) arriti në 942 mijë pasagjerë në tetor ’24, 47% më shumë nga ’23 Në vit, ne jemi rritur me 3.2 MILION udhëtarë përmes TIA. Zbuloni pse të gjithë flasin për Shqipërinë. Ejani na vizitoni!”, shkruan Rama.
/ rtsh.al /