Afera “CEZ-DIA”, Meta: Vetëm Rama mund të emërojë administrator të miliona eurove një bodigard në vartësi të tij

Pas Sekretarit të Përgjithshëm të Partisë së Lirisë, Tedi Blushi, i cili deklaroi se marrëdhënia mes CEZ dhe DIA përbën një “aferë mafioze”, duke publikuar dëshminë e Ali Cena, i cili sipas tij është përdorur si administrator fiktiv, pasi ka pohuar në gjykatë se nuk ka pasur dijeni për kompaninë dhe nuk ka firmosur dokumente, vjen edhe reagimi i Ilir Metës.
Kreu i Partisë së Lirisë, përmes një postimi në rrjetet sociale, shprehet se vetëm Edi Rama dhe QKR-ja e tij mund të emërojnë si “administrator” të një kompanie amerikane si DIA, me miliona euro, një bodigard të një vartësi të tij.
Postimi i Metës:
Vetëm Edi Rama dhe QKR-ja e tij mund të emërojnë si “administrator” të një kompanie amerikane si DIA, me miliona euro, një bodigard të një vartësi të tij.
Për më tepër një bodigard që brenda një minute u bë “administrator” dhe që e merr vesh nga media se çfarë përfaqëson kompania që ai medemek “administron”.
Kjo është siguria mafioze juridike, që ofron Kreu i Organizatës.
Të rejat sapo kanë filluar! Të tjera edhe më të rënda do të shohim!
Vetëm durim!
