E Hënë, 2 Nëntor 2026

Afera e “Bankers Petroleum”, zyrtarët e arrestuar dalin para Gjykatës së Fierit

Zyrtarët e arrestuar të kompanisë “Bankers Petroleum” kanë dal para Gjykatës së Fierit, e cila po shqyrton masat e sigurisë të lëshuara ndaj tyre pas një hetimi të thelluar për evazion fiskal dhe mashtrim me TVSH-në.

Prokuroria e Fierit ka lëshuar 14 urdhër-arreste, nga të cilat 9 janë ekzekutuar, ndërsa 5 shtetas kinezë ndodhen në kërkim.

Sipas prokurorisë, “Bankers Petroleum” ka ndërtuar një skemë mashtrimi duke deklaruar humbje prej 11.7 miliardë lekësh, ndërsa ka shitur mbi 532 miliardë lekë naftë, duke shmangur tatimet dhe përfituar në mënyrë të paligjshme rimbursime të TVSH-së.

/rtsh.al/

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›