E Shtunë, 31 Tetor 2026

Afërdita mohon komentet

Këngëtarja dhe modelja Afërdita Dreshaj, e cila nuk ka pranuar të flasë për media lidhur me fundin e lidhjes së dashurisë me Shpat Kasapin, megjithatë ka vendosur të sqarojë një çështje.

Pas shumë shkrimeve të publikuara, bazuar nga rrjeti social Facebook, Dreshaj ka bërë të ditur se të njejtat nuk kanë lidhje me të.

“Të dashur miq, gazetar/e, fansa dhe lexues, unë nuk kam FAN PAGE, FB personal dhe nuk jam duke i shkruar ato komente që po dalin!”, ka shkruar ajo në profilin zyrtar në Twitter.

Këto ditë, Dreshaj është shumë e angazhuar me projekte të ndryshme në fushën e modelimit. Aktualisht po qëndron në Majami dhe bazuar në ato që Afërdita shkruan në rrjete sociale, ajo po kalon ditë të ngarkuar me punë por dhe po shijon diellin atje. /Indeksonline/

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›