E Shtunë, 31 Tetor 2026

Afërdita, në Turqi për videoklipin e radhës

Këngëtarja Afërdita Dreshaj duket se ka lënë pas gjithçka që ka të bëjë me jetën private, duke mos pohuar e as mohuar një ribashkim me Shpatin. Por, modelja e shndërruar në këngëtare nuk ka lënë pas angazhimet artistike.

Përmes rrjetit social “Twitter”, Dreshaj ka njoftuar për aderimin e saj në Bodrum, ndërsa ka premtuar se së shpejti ajo do të sjellë një këngë të re. “All packed!! Bodrum tomorrow foer @bulentserttas23 new video!”, ka shkruar bukuroshja shqiptare, ndërsa ka hapur dyshimet se videoklipi i radhës do të filmohet në plazhet e bukura të Turqisë./Indeksonline/

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›