E Shtunë, 31 Tetor 2026

Afërdita pas Justin Bieber, takohet me Bradley Cooper

Pak ditë më parë, modelja, Afërdita Dreshaj bëri të ditur se ishte takuar me këngëtarin Justin Bieber gjatë qëndrimit të saj në Majemi. Madje, ajo tha se gjatë qëndrimit të saj me Justin, ai I kishte thënë se ka dëgjuar shumë për Kosovën.

Ndërkaq, Afërdita një ditë më pare bëri të ditur se se është takuar me aktorin e saj të preferuar, Bradley Cooper.

“Ishte vërtetë kënaqësi ta takoja aktorin tim të preferuar, Bradley Cooper. E dua atë”, ka shkruar Afërdita në Twitter

Qëndrimi i saj në SHBA, përveq angazhimeve të shumta në kërrierën e saj si modele, po i jep asaj mundësi të shumta për tu takuar edhe me artistët e saj të preferuar.

Sa i përket jetës private, Afërdita është në lidhje disa vjeçare me këngëtarin, Shpat Kasapi ./Indeksonline/
 

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›