E Shtunë, 31 Tetor 2026

Afganistan, 4 ushtare te vdekur

Kater ushtare te ISAF-it gjeten vdekjen ne Afganistan, 3 si pasoje e shperthimeve te bombave te vendosura ne rruge dhe 1 i qelluar me arme automatike.

Lajmi njoftohet nga burimet informative te vete ISAF-it ne Kabul pa percaktuar kombesine e viktimave, por duke saktesuar se qe te katert gjeten vdekjen gjate operacionit Moshtarak nisur qe te shtunen ne krahinen e Helmandit.

Trupat afgane bashke me ato te NATO-s kane ndermarre ofensiven ushtarake me te madhe qysh prej 2001-it ne Afganistan pergjate krahines se Helmandit, per te marre kontrollin e “forteses se fundit” talebane.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›