Afganistan/ Talebanët i presin gishtat dy votuesve
Ashtu siç kishin premtuar në prag të zgjedhjeve presidenciale, talebanët e kanë mbajtur premtimin duke u prerë gishtat dy personave në afganistan. Mediat informojnë se ata e kanë bërë një gjë të tillë duke i konsideruar afganët si "fajtorë" që shkuan të votonin, edhe pse rebelët kishin bërë paralajmërimin. Ngjarja ka ndodhur në provincën e Kandaharit, në jug të Afganistanit. Denoncimi ka ardhur nga Nader Nadery, pjesëtar i federates per zgjedhjet e lira dhe të barabarta në Afganistan, që ka marrë pjesë gjatë monitorimit të zgjedhjeve presidenciale të së enjtes.
Ndërkaq bashkësia ndërkombëtare ka shprehur shqetësim për shkak të mundësisë së dhunës së përgjakshme në luftën për pushtet pas zgjedhjeve presidenciale në Afganistan. Presidenti aktual Hamid Karzai dhe kundërkandidati i tij kryesor, ish-ministri Abdullah Abdullah pretenduan më herët se kishin fituar zgjedhjet presidenciale, por komisioni elektoral nuk e konfirmon një gjë të tillë . Komisioni Evropian dhe G-8-ta kanë apeluar që kandidatët të jenë të matur në deklarata dhe të mos shpallin fitoren para publikimit të rezultateve zyrtare. I ngarkuari i posaçëm amerikan, Richard Holbrooke, pas takimit në Kabul me Karsain dhe Abdullahun, kërkoi maturi nga të dyja palët. Rezultatet e para të pjesëshme zyrtare do të bëhen publike të martën. Vëzhguesit e zgjedhjeve njoftojnë se për shkak të kërcënimeve të talibanëve, pjesëmarrja në zgjedhje ka dalluar shumë varësisht prej rajoneve se ku ata kanë ndikim