E Diel, 1 Nëntor 2026

Afganistan bisedime sekrete mes talebaneve dhe qeverise

Gazeta Washington Post ben me dije se perfaqesues te talebaneve kane filluar bisedime sekrete me qeverine afgane per te negociuar per ti dhene fund luftes.

Lajmi i publikuar mbreme vone citon burime afgane dhe arabe te cilet theksojne se bisedimet jane ne fazen paraparake.

Ata thone se per here te pare besojne se perfaqesuesit talebane jane te autorizuar plotesisht qe te flasin per Quetta Shura organizata talebane afgane me qender ne Pakistan dhe qe udhehiqet nga Mohammad Omar.

Ne baze te burimeve te njoftimit te gazetes Quetta Shura ka filluar bisedimet rreth nje marreveshje qe do te perfshinte pjesmarrjen e figurave Talebane ne qeveri dhe terheqjen e trupave te huaja ne baze te nje kohe te caktuar.

Gjenerali David Petraeus i cili drejton forcat amerikane dhe te NATO-s ne Afganistan tha javen e kaluar se talebanet i kishin kerkuar qeverise afgane te pajtoheshin. Presidenti afgan Hamid Karzai ka thene se ai do te flase me talebanet nese keta te fundit bien dakord te heqin dore nga dhuna dhe te respektojne kushtetuten e vendit.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›