E Shtunë, 31 Tetor 2026

Afganistan, kërkohet ringjallja e bisedimeve me talebanët

Ambasadori i Shteteve të Bashkuara në Pakistan ka deklaruar se paqja nuk mund të arrihet në Afganistan pa përfshirjen e talebanëve në negociatat për gjetjen e zgjidhjes.

Duke folur nga qyteti pakistanez i Lahores, ambasadori Kameron Manter citohet të ketë thënë se çështja e Afganistanit nuk mund të zgjidhet duke përjashtuar nga bisedimet disa afganë.

Ai theksoi se afganët vetë duhet të zgjidhin problemet e tyre, duke shtuar se Shtetet e Bashkuara dhe Pakistani mund të luajnë vetëm një rol mbështetës.

Komentet e ambasadorit të vijnë derisa Shtetet e Bashkuara kanë kërkuar ringjalljen e bisedimet mes talebanëve dhe qeverisë afgane të mbështetur nga SHBA-të para se shumica e forcave të huaja të tërhiqen nga Afganistani në vitin 2014.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›