Afganistan pese te vdekur ne dy sulme
Zyrtarët e Afganistanit thonë se një grua e punësuar në administratën
lokale dhe katër rojtarë janë vrarë në dy incidente të ndara në qytetin
jugor, Kandahar.
Zëdhënësi qeveritar provincial, Zalmai Ajoubi, tha se Radia Sadat u vra sot në mëngjes, ndërsa po largohej nga shtëpia e saj në pjesën qendrore të Kandaharit.
Askush nuk e ka marrë përgjegjësinë për këtë vrasje, por zëdhënësi Ajoubi i ka fajësuar “armiqtë e Afganistanit”, fjali që shpeshherë përdoret nga zyrtarët, e që u referohet kryengritësve.
Në incidentin tjetër, policia tha se nga tre sulmues vetëvrasës kundër një kompanie private të sigurisë, janë vrarë katër rojtarë afganë, ndërsa janë plagosur tetë të tjerë.