E Shtunë, 31 Tetor 2026

Afganistan, ushtaret britanike sulmohen serish

Dy pjestare e kontigjentit ushtarak britanik dhe dy ushtare afgane te vdekur eshte bilanci i shperthimit te nje bombe ne Afganistanin qendror.

Lajmi njoftohet nga Ministria e Mbrojtjes britanike ku shtohet se ngjarja ka ndodhur ne krahinen e Helmandit gjate nje patrullimi te zakonshem mes trupave aleate dhe forcave vendase te sigurise.

Sulmet kunder presences ushtarake aleate ne krahinen e Helmandit rikthehen pas nje periudhe disa javoreshe qetesie ku sipas zyrtareve te NATO-s ndikuan edhe operacionet dhe ofensivat antitalebane te ndermarra kohet e fundit.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›