Afganistan, ushtria USA nen akuze per vrasje

Ushtaret amerikane ne Afganistan jane akuzuar nga autoritetet vendase se jane autore te vrasjes se nje mesueseje dhe dy femijeve te saj.
Nga ana e saj ushtria amerikane ka njoftuar se do te hetoje mbi kete ngjarje, si dhe disa te tjera te ndodhura gjate nje operacioni ushtarak te kryer gjate nates ne lindje te vendit.
Ushtria USA ka deklaruar se ka vrare 4 militante, por Ministria afgane e Arsimit ka bere te ditur se behej fjale per nje mesuese, femijet e saj adoleshente dhe nje te aferm te tyre.