E Diel, 1 Nëntor 2026

Afganistan vdesin 38 ushtare

Një helikopter i tipit “Chinook” është rrëzuar në Afganistan, duke shkaktuar vdekjen e 38 ushtarëve, 31 amerikanë dhe 7 afganë.

Lajmin e ka bërë të ditur presidenti afgan Hamid Karzai, i cili i ka dërguar një mesazh ngushëllimi homologut amerikan Barack Obama.

Incidenti, sipas mediave ndërkombëtare, është verifikuar në provincën Maidan Uardak.

Një ushtarak i cituar nga “New York Times” deklaron se helikopteri është goditur nga një raketë e talebanëve, të cilët kanë marrë përsipër autorësinë e sulmit.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›