E Shtunë, 31 Tetor 2026

Afganistan, vriten 4 ushtarë të NATO-s

Koalicioni i udhëhequr nga NATO-ja në Afganistan, ka njoftuar se nga një sulm me bombë në pjesën jugore të Afganistanit, janë vrarë katër ushtarë ndërkombëtarë.

Në njoftim nuk jepet kombësia e të vrarëve nga shpërthimi, por zyrtarë të Shteteve të Bashkuara kanë konfirmuar se ata ishin amerikanë.

Raportohet se me këto vrasje, numri i ushtarëve ndërkombëtarë të vrarë në Afganistan, këtë muaj, arriti në 69.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›