Afganistan vritet komandoja shqiptar

Një komando shqiptar ka humbur jetën, ndërsa një tjetër ka mbetur i plagosur rëndë, pasi janë ndodhur në mes të një konflikti të armatosur ditën e hënë në provincën e Kandaharit, në Afganistan.
Lajmin e ka konfirmuar Ministria e Mbrojtjes, sipas të cilës dy ushtarakët janë Feti Vogli, komandant i grupit të parë special, dhe Aleksandër Peçi, specialist i armatimeve. Ky i fundit ndodhet në gjendje kome.
Sipas një komunikate për shtyp, komandot shqiptarë janë sulmuar në orën 15:05 me orën lokale nga një grup personash të veshur me uniforma të policisë afgane, teksa shoqëronin personelin e një misioni të USAID në një takim në fshatin Robot në Kandahar.
Në njoftim saktësohet se ndaj tyre është qëlluar me armë automatike të tipit "Kallashnikov" dhe me një mitraloz të lehtë dhe se nga të shtënat ka mbetur i plagosur edhe një ushtar nga vendet aleate.
Dy ushtarët kanë marrë plagë të rënda dhe njëri prej tyre ka ndërruar jetë pak më vonë në një spital të Kandaharit, ndërsa tjetri ndodhet në rrezik për jetën. Ndërkohë, grupi në detyrë ka arrestuar 11 atentatorët të maskuar si agjentë.
Përmes njoftimit mësohet se personeli i USAID po shkonte në disa takime, ku do të përuroheshin dy shkolla dhe një qendër shëndetësore në fshatin Robot.
MM: Masa për riatdhesimin e viktimave
Një zyrtar i Ministrisë së Mbrojtjes ka mbajtur në mbrëmje një konferencë për shtyp, ku ka konfirmuar vdekjen e një prej komandove në Afganistan dhe gjëndjen e rëndë të tjetrit.
Gjatë konferencës, oficeri ka konfirmuar identitetet e ushtarakëve, Feti Vogli dhe Aleksandër Peçi, si dhe i ka shprehur ngushëllimet familjarëve.
“Ministria e Mbrojtjes, Shtabi i Përgjithshëm dhe gjithë personeli i Forcave të Armatosura marrin pjesë në hidhërimin e thellë dhe i shprehin ngushëllimet më të sinqerta familjarëve. Njoftojmë se janë marrë të gjitha masat për kthimin në atdhe të trupit të të ndjerit”, ka deklaruar gjeneral brigade Viktor Berdo.
Hetim ngjarjes në Afganistan
Ministria e Mbrojtjes ka raportuar gjithashtu se do të kryhen hetime në lidhje me misionin në Afganistan dhe shkakun përse u hap zjarr ndaj forcave shqiptare.
Priten shpjegimet nga 11 të arrestuarit, pesë prej të cilëve hapen zjarr, që do të japin të dhëna më të hollësishme në lidhje me zbardhjen e plotë të incidentit.
Misionet paqeruajtëse të forcave shqiptare në Afganistan kanë nisur në vitin 2002, por që nga viti 2011, Shqipëria ka ndërmarrë edhe misione luftarake. Misioni aktual që mban emrin “Shqiponja”, është i katërti që u nis nga Shqipëria muajin e kaluar.
Topi, mesazh ngushëllimi familjeve
Presidenti i Republikës, Bamir Topi nuk ka vonuar të shprehte keqardhjen e tij për humbjen e jetës së komandos shqiptar.
Përmes një mesazhi, Topi, njëkohësisht komandant i përgjithshëm i Forcave të Armatosura, shprehu “pikëllimin” për këtë humbje të rëndë, si dhe i bëri ngushëllimet e tij familjarëve të viktimës.
“Me keqardhje të madhe dhe pikëllim të thellë, mësova lajmin e hidhur të rënies heroikisht në krye të detyrës të kapitenit Vogli, ushtarak shqiptar i kontigjentit "Eagle 4" në kuadër të misionit paqeruajtës të NATO-s në Kandahar, në Afganistan. Në këto momente të rënda e tragjike, më lejoni t’ju shpreh në emër të mbarë shtetit shqiptar ngushëllimet më të ndiera për ndarjen nga jeta të njeriut tuaj të shtrenjtë e të pazëvendësueshëm!”, është shprehur Topi.
“Më lejoni që si president i Republikës si dhe komandant i përgjithshëm, të jem pranë jush për të ndarë këtë dhimbje të madhe dhe për t’ju shprehur konsideratën më të lartë personale e institucionale për jetën dhe sakrificën sublime të këtyre dy heronjve të Forcave tona të Armatosura!”, vijoi ai.
Rama ngushëllon familjarët: Sakrifikuan për liri
Pak më vonë ka ardhur edhe reagimi i liderit socialist Edi Rama. “Një familje e zakonshme shqiptare ka humbur djalin në një luftë ku Shqipëria është e angazhuar në emër të NATO-s. Eshtë një humbje që ka rënë si rrufe jo vetëm mbi familjen, por mbi të gjithë ne”, shkruan Rama.
Lideri socialist i ka shprehur familjes së komandos shqiptar ngushëllimet në emër të opozitës dhe Partisë Socialiste, si dhe ka shprehur mirënjohjen për sakrificën e tij në frontin e betejës në Afganistanin e largët.
“Fjalët nuk mund të mjaftojnë dot për ta shprehur si duhet vlerën e sakrificës sublime të Feti Voglit, që fatkeqësisht mbylli sot sytë përgjithmonë duke i shërbyer kauzës së madhe të botës së lirë në luftën me një të keqe që synon asgjësimin e vetë lirisë së botës”, shkruan më tej Rama.
“Shqipëria sot ka një djal të ri më pak, por një arsye tejet të fortë më shumë për ta vazhduar edhe me më shumë vendosmëri betejën e saj krah për krah me Shtetet e Bashkuara e me të gjitha forcat e NATO-s, kundër fashizmit të këtij shekulli që në Afganistan e gjetkë përpiqet të ndërtojë bazat për të terrorizuar e tjetërsuar botën e lirë”, vijon lideri socialist.
“Humbja e rëndë që sot e përjeton me dhimbje të thellë jo vetëm familja e dëshmorit tonë, por mbarë kombi ynë, është nga ato humbje që mbetet përgjithnjë e shënuar në historinë e sakrificave të lavdishme të një vendi”, thuhet më tej në letrën ngushelluese të zotit Rama.