E Shtunë, 31 Tetor 2026

Afganistani, Gates do hetoje Blackwater

Sekretari amerikan i Mbrojtjes, Robert Gates do te hetoje deklaratat per sjellje negative te kryer ne Afganistan nga kompania private e sigurise “Blackwater”.

Hetimi vjen nje dite pasi nje drejtues i demokrateve tha se Pentagoni duhet te marre ne konsiderate vecimin e kesaj kompanie nga ato qe do te aplikojne per te fituar kontraten per stervitjen e policise afgane.

Por Pentagoni ka deklaruar se nuk mund ta vecoje kompanine ne fjale nga aplikimi per kontraten biliona dollareshe.

Nderkohe, nje zedhenes i “Blackwater”, qe tashme njihet me emrin “Xe”, ka deklaruar se kompania e mirepret hetimin.

Zedhenesi Mark Corallo ka theksuar se “Xe” ka nje vleresim te jashtezakonshem ne stervitjen e personelit te sigurise ne Afganistan.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›