E Diel, 1 Nëntor 2026

Aflatoksina reagon qendra qe furnizon me ushqim cerdhet e kopshtet e Tiranes

Qendra Ekonomike e Zhvillimit dhe Edukimit të Fëmijëve në Bashkinë e Tiranë ka reaguar sot për  situatën e krijuar lidhur me prezencën e aflatoksinës në produktet e qumështit. 
“Nisur nga shqetësimet e ditëve të fundit për disa marka të qumështit, bëjmë me dije se në të gjithë rastet, përdorimi i qumështit në kopshtet dhe çerdhet e Tiranës  është paraprirë nga analizat e realizuara nga AKU. Raportet e këtyre analizave e përcaktojnë qumështin e përdorur të parametrave e standardeve të miratuara për konsum. Pavarësisht këtij fakti, deri në sqarimin e plotë të kësaj situate të krijuar, Qendra Ekonomike e Zhvillimit dhe Edukimit të Fëmijëve ka ndërprerë menjëherë furnizimin e çerdheve e kopshteve me të gjithë llojet e qumështit që janë përmendur në media dhe nga institucionet kontrolluese, “Primalat”, duke   tërhequr  dhe të gjithë sasitë që ndodheshin në çerdhe e kopshte”, thuhej në njoftimin për shtyp të kësaj qendre.
Gjithashtu, kjo qendër ka kërkuar nga institucionet përkatëse, kryerjen e analizave për qumështin në tregun tonë, në mënyrë që të tërhiqet për konsum ai produkt që është i standardeve të miratuara për konsum. 

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›