E Martë, 3 Nëntor 2026

Afrimiteti me Robertin, Ditea vë “pikat mbi i”: Nuk do të krijojë asnjë lidhje dashurie gjatë rrugëtimit tim!

Thashethemet dhe aludimet lidhur me raportin e Diteas dhe Robertit ishin pjesë e diskutimeve të kësaj mbrëmjeje në “Ferma VIP”.

Ditea u tregua e prerë, duke thënë qartazi se raporti i saj me Robertin është vetëm shoqëror dhe nuk është në planin e saj që të krijojë një marrëdhënie dashurie gjatë rrugëtimit të saj në këtë format.

“Nëse unë do mendoja se marrëdhënia ime me Robertin do të keqkuptohej, siç e ka marrë Gloria do të kisha vendosur disa limite. Unë me Robertin diskutojmë për familjen, vajzat që ka jashtë, si jemi rritur, publiku jashtë i ka kuptuar. Ngacmimet që bën Albano për Robertin dhe mua janë me batuta. Kushdo të ketë interpretime të tilla janë të lirë, unë jam e qetë me gjithë dinamikat që janë në fermë. Nuk do të krijoja asnjë lidhje këty brenda se kam ardhur të tregoj veten”, tha ajo.

https://www.instagram.com/reel/C5ZbmxyM9D_/?utm_source=ig_web_copy_link&igsh=MzRlODBiNWFlZA==

Nga ana tjetër, Gloria theksoi se afrimiteti i saj me Robertin mund të paragjykohet, por beson se është vetëm shoqëror.

“Duke qenë se unë jam natyrë më e hedhur, e paragjykuar, po merrja një tjetër an,ë një vajzë serioze që nuk vishet me barkun jashtë a merr për keq nga publiku. Po pyesja Dijonisin për mendimin e tij. Po i shpjegoja Dijonisit se ata kanë një bisedë normale, por po i thoja pse ajo nuk paragjykohet dhe unë po. Kam bërë shumë biseda me Ditean dhe e di çfarë mendon për lidhjen këtu brenda. As unë as Ditea nuk do të krijoja një lidhje këtu”, tha ajo.

https://www.instagram.com/reel/C5Za3OVsrt0/?utm_source=ig_web_copy_link&igsh=MzRlODBiNWFlZA==

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›