Agim Canaj merr drejtimin e Lushnjes

Skuadra e Lushnjës do të ketë trajnerin e ri, është Agim Canaj. Kryetarja e Bashkisë, Eriselda Sefa, njëkohësisht dhe Presidente e skuadrës së Lushnjes ka qënë e pranishme në stadiumin “Roza Haxhiu” ku ka prezantuar timonierin e ri të skuadrës. Lajmi është bërë i ditur nëpërmjet rrjeteve sociale, ndërkohë që është njoftuar se shef i klubit do të jetë Marius Sula.
Njoftimi i Bashkisë:
Në fushën e stadiumit të Lushnjes “Roza Haxhiu”, Kryetarja e Bashkisë znj.Eriselda Sefa dhe njëkohësisht Presidentja e Klubit të Futbollit Lushnje, prezantoi sot emërimet e reja, ku trajner u vendos z.Agim Canaj dhe Shef Klubi z.Marjus Sula. Kryetarja e Bashkisë i uroj suksese në detyrën e tyre të re për ta ngritur ekipin e futbollit në lartësinë, që meriton.