E Shtunë, 31 Tetor 2026

Agim Llupo ndërroi armën më 21 janar

(Në rreth) Dëshmitari Renis Tahiri duke hyrë në sallën e gjyqit

Gjykata pranon kërkesën e Ndrea Prendit për banesë të re. Seanca e radhës do mbahet në shtator.

Gardisti: I ishte bllokuar arma. I dhashë automatikun tim.

Agim Llupos, gardistit të akuzuar për vrasjen e Hekuran Dedës dhe të Ziver Veizit më 21 janar 2011, i është bllokuar arma gjatë demonstratës. Menjëherë ai e ka shkëmbyer armën me një punonjës tjetër të Gardës. Fakti u bë i ditur në seancën e djeshme gjyqësore në ngarkim të Llupos dhe dy të bashkëpandehurve të tij, Ndrea Prendi e Margarit Kume, nga dëshmitari Renis Tahiri. Dëshmitari, funksioni i të cilit më 21 janar ishte ai i trupës speciale në Njësinë Speciale të Gardës, nuk e kishte ditur që ajo armë i përkiste dikujt tjetër. Tahiri rrëfeu edhe momentet kur kishte qëlluar…

(Artikullin e plotë e lexoni ne gazeten Panorama ne numrin e sotëm të versionit print).

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›