E Enjte, 5 Nëntor 2026

Agjencia koreano-jugore e zbulimit: 300 ushtarë koreano-veriorë të vrarë në luftën e Rusisë në Ukrainë

reth 300 ushtarë koreano-veriorë janë vrarë dhe 2,700 të tjerë janë plagosur në luftën e Rusisë në Ukrainë, tha atë hënën agjencia e zbulimit e Koresë së Jugut para ligjvënësve në një seancë me dyer të mbyllura.

Shërbimi Informativ Kombëtar i Seulit tha se kishte qenë i pranishëm në marrjen në pyetje të disa trupave të Koresë së Veriut që ishin kapur nga forcat ukrainase.

Seanca mbahet disa ditë pasi presidenti ukrainas Volodymyr Zelenskyy njoftoi për kapjen e dy ushtarëve të Koresë së Veriut gjatë luftimeve në rajonin Kursk të Rusisë, ku forcat ukrainase ndërmorën një ofensivë të befasishme në gusht.

Ushtria e Ukrainës tha të hënën se shkatërroi 78 nga 110 dronët që forcat ruse lëshuan gjatë natës në sulmet që kishin në shënjestër rajone në të gjithë vendin.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›