E Diel, 1 Nëntor 2026

Agjenti i infiltruar u paraqit si djali i Armand Dukës, si ranë në grackë dy të rinjtë që tentuan t’i zhvatnin 100 mijë euro kreut të FSHF-së

Gazetari i Vizion  Plus, Esido Barkaj ka siguruar fotot e dy të rinjve, Edison Korra dhe Orest Balla të cilët u përpoqën  të mashtronin kreun e FSHF, Armand Dukën, për t’i marrë 100 mijë euro.

Siç raportoi më herët Vizion Plus, ata i kërkuan 100 mijë euro kriptovaluta Dukës duke iu prezantuar në emër të Taulant Ballës. 

Kreu i FSHF-së, i cili e kishte kuptuar se bëhej fjalë për një mashtrim, njoftoi menjëherë policinë.

Gjatë komunikimit Duka i ka thënë që lidhuni me djalin tim sepse nuk marr vesh nga këto gjëra. Në telefon dy të arrestuarve i ka dalë një nga agjentët e policisë duke u prezantuar si djali i  Dukës. Agjenti i infiltruar u ka thënë dy autorëve se nuk i ka paratë në kriptovalutë, por do ia sjellë cash.

Dy mashtruesit i kanë thënë që paratë tja dërgonin në Elbasan. Në momentin e dorëzimit të lekëve, policia i ka arrestuar. Njëri prej tyre tentoi të largohej me vrap, por u kap nga blutë.

Pas skemës së mashtrimit dhe arrestimit të dy të rinjve qëndron fenomeni Florian Gjergji. Ky i fundit njihet për skemën e tij, duke u kthyer në mashtruesin më të madh të biznesmenëve në 30 vitet e fundit. Ai përdor të njëjtën skemë. Përdor emra të të njohurve për të grabitur biznesmenë të ndryshëm.

Florian Gjergji, prej kohësh në kërkim ndërkombëtar nga autoritetet, dyshohet se gjithë aktivitetin e bën nga distanca.

Skema klasike e tij është përdorimi i identiteteve të personazheve publikë, kryesisht figura të politikës, për t’i kërkuar para palëve të treta.

Më shumë nga Kronika

Të gjitha ›