Agolli: Bashkëpunimi Rama-Meta, përfundimtar
Qeveria e re të jetë transparente dhe të punojë për të rritur ekonominë e vendit, ndërsa parlamenti të ngrihet në lartësinë që i takon dhe të mos merret me sulme personale.
Kjo është këshilla që jep Dritëro Agolli, i njohur si patriarku i Partisë Socialiste. Në një intervistë për Vizion Plus, Agolli tha dje se Rama dhe kabineti i tij, duhet të sigurojnë infrastrukturën e nevojshme për rritjen ekonomike dhe konkurrueshmërinë e vendit.
Unë nuk kufizohem vetëm me mazhorancën e re, por edhe me pakicën. Edhe atyre, njëlloj si mazhorancës, u uroj punë të mbarë. Por, jo çdo punë është e mbarë, e mirë, se punë bën edhe merimanga, por nuk është si bleta. Edhe këtyre unë u uroj një punë si të bletës, jo si të merimangës. Diskutime për ngritjen e mirëqenies së njerëzve që të ketë sa më pak varfëri, se varfëria nuk zhduket krejtësisht, por ajo pakësohet deri ku mund ta pakësosh dhe këto probleme duhen trajtuar, në Parlament, reforma në industri, në bujqësi, në miniera, është shprehur ai.
Përsa i përket marrdhënies me mediat Agolli nënvizon se:Qeveria del në televizor kur ka një punë, jo çdo ditë. Çdo të thuash?! Po ato gjëra?! Do ti kujtosh popullit se unë jam në qeveri. Të thotë të vërtetën gjithnjë. Të mos mbulojë gabimet dhe dobësitë. Statistikat të jenë të qarta dhe të mos bëhen shesh me lule. Të dimë sa vriten, sa korruptojnë, sa dobësi kemi, çkemi ndërtuar dhe çna mbetet për të ndërtuar, si janë bërë rrugët. Domethënë ti thotë vetë qeveria, jo tia thonë të tjerët. Atëherë është qeveri e vërtetë!
Ai e përshkruan me një batutë bashkëpunimin RamaMeta, duke thënë se edhe burrë e grua ndahen e bashkohen prapë, dhe kur bashkohen për herë të dytë, nuk ndahen më.
Ma merr mendja se është përfundimtare, domethënë për bashkëpunimin. Për bashkim që të jetë një parti nuk e di, por bashkëpunim do të ketë gjithnjë, sepse njerëzit, kur ndahen një herë dhe pajtohen, e kanë të vështirë të ndahen përsëri. Edhe burrë e grua të jesh, ndahesh ndonjëherë, por edhe pajtohesh, por edhe përsëri kthehet burri ose gruaja dhe për të dytën herë është e vështirë që të ndahesh, është shprehur Agolli.