E Diel, 1 Nëntor 2026

Agolli Opozita te protestoje por jo me tepri Qamil Xhani

Rinisja e protestave nga Partia Socialiste eshte nje e drejte e ligjshme dhe nje tregues i demokracise por vazhdimi i tubimeve nuk duhet te jete pa fund. Ky eshte mesazhi i dhene per situaten politike ne vend nga patriarku i socialisteve Dritero Agolli. Ne 79-vjetorin e ditelindjes se tij Agolli ka bere dhe nje analize te situates politike ku ne menyre te thjeshte dhe me krahasime nga realiteti shqiptar sugjeron edhe protestat legjitime por edhe terheqjen e opozites per te mos penguar rrjedhen normale te gjerave.
Ai ka bere thirrje per konsensus dhe gjetjen e gjuhes se perbashket pasi kapitulli i gjate i perplasjeve sipas tij ka qene rraskapites dhe nevojitet nje rruge permes se ciles ti jepet drejtim krizes aktuale. Pa perjashtuar protestat si nje barometer i rendesishem qe tregon nivelin e demokracise. Protestat ne demokraci jane te domosdoshme por sic thote populli gjella me kripe dhe kripa me karar. Se po te bejme te gjithe demonstrata dhe protesta nuk do te punojme. Atehere populli do te mbetet gjithe i varfer nese nuk punojne. I marrim qe nga arat ku lerojne dhe u themi hajde dilni dite per dite. Keshtu qe edhe ato te tepruara nuk qendrojne tha dje ne nje interviste televizive Dritero Agolli. Shkrimtari i njohur Dritero Agolli ka bere thirrje per konsensus mes partive politike pas nje beteje gati nje vjecare mes dy kampeve kryesore. Agolli shprehet se protestat jane dhe nje forme e te treguarit se qytetaret kane kerkese ndaj vetes dhe ndaj institucioneve. Disa thone pse te kete protesta Por protesta ne demokraci duhet. Po te mos kishte protesta gjithe kohen ne keto 20 vite nuk do te jepeshin as viza nuk do te behej as hyrja jone ne Bashkimin Evropian sepse do te thoshte Evropa dhe bota qe sec kane qe kane mbyllur gojen. Kush e di se cfare kane qe kane mbyllur gojen-u shpreh Agolli. I vemendshem ndaj zhvillimeve politike ne vend Agolli eshte ndalur dhe ne akuzat e ndersjella per korrupsion mes perfaqesuesve te dy forcave kryesore. Ne kete pike ai sugjeron se nderhyrja e drejtesise do te ishte vendimi me i mire. Gjithe keto qe thame ne qe nxjerrin flete rrufe te shkruara kurse ne socializem ishin flete rrufe te varura ne mure. Keto jane te varura ne dore. Kjo situate duhet te mos jete Duhet te nderhyje Prokuroria dhe te mos kene frike nga pushteti dhe nga njerezit qe jane ne fuqi. Por ata duhet te jene shume te mencur qe kete fenomen ta godasin tha dje Agolli. Ne pervjetorin e 79-te Agollit i eshte uruar ditelindja nga shume perfaqesues te larte te politikes shqiptare. Presidenti i vendit Bamir Topi kryeministri Sali Berisha dhe zevendeskryeministri Ilir Meta i kane derguar mesazhe urimi personalitetit te njohur te letrave dhe te jetes publike ne vend. Nderkohe qe kryetari i PS-se Edi Rama e ka vizituar ne shtepine e tij paraditen e djeshme shkrimtarin e njohur. Rama u shpreh se Agolli eshte jo vetem nje simbol i se majtes por edhe nje figure intelektuale se ciles duhet ti referohet gjithe shoqeria. Driteroi vertet eshte nje simbol i socialisteve por eshte njekohesisht shume me teper se kaq eshte nje pike referimi e krejt shoqerise tone nje pike referimi e historise tone nje pike referimi edhe e te gjitha atyre vlerave dhe gjithe atyre normave sa tradicionale aq edhe universale qe ai eshte perpjekur vijimesisht ti promovoje dhe ti misheroje me vepren dhe me shembullin e tij tha dje Rama.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›