Agolli uron Arvizun për zgjedhjet: Të jenë shkollë për politikën shqiptare
Tiranë- Ambasadori amerikan në Shqipëri, Aleksandër Arvizu, ka marrë sot një mesazh urimi nga shkrimtari Dritëro Agolli.
Nëpërmjet një letre ai i uron atij zgjedhjen e presidentit Obama, por njëkohësisht shpreson që zgjedhjet në SHBA të shërbejnë edhe si një mësim për politikën shqiptare.
Ndërkohë sot të njëjtën gjë kërkoi dhe vetë ambasadori Arvizu. Ai u shpreh se 106 milionë vota u numëruan për 6 orë dhe u shpreh se e njëjta gjë duhet të ndodhë edhe me vendin tonë.
Letra e plotë e Dritëro Agollit:
Z. Ambasador Arvizu
Ju uroj sinqerisht rizgjedhjen e presidentit Obama. Shpresoj që zgjedhjet në SHBA të jenë një shkollë frutdhënëse për politikën e ashpër shqiptare.
Me respekt Dritëro Agolli.
/IDEA/