E Mërkurë, 4 Nëntor 2026

Agroturizmi dhe bujqësia, dy linja kredie/ Rama: 250 milionë euro me interesa të ulëta për fermerët

KUÇOVË– Sektori bujqësor do të mbështetet me dy linja kredie me interesa të buta.  Kryeministri Edi Rama e prezantoi këtë nismë gjatë një takimi me sipërmarrës të agroturizmave në Berat.

Kredia e Butë me një linjë financimi 250 milionë euro nga Banka e Shqipërisë me normë interesi 3.5% tashmë e miratuar do të kombinohet edhe me Garancinë Sovrane që do të jetë gati në qershor e cila ul normën e interesit në 2%.

Kryeministri theksoi se Paketa e Maleve tashmë i jep zgjidhje investimeve në zonat malore ndërsa është menduar zgjidhje edhe për çështjet e pronësisë.

Integrimi i Shqipërisë në Bashkimin Europian pritet të trefishojnë mbështetjen me fonde për bujqësinë.

Dy linjat e financimit do të lehtësojnë aksesin në financa të sipërmarrësve të vegjël e të mesëm në fshat, me qëllim rritjen e investimeve në prodhimin bujqësor e blegtoral, mekanizim e inovacion si dhe Infrastrukturë agroturistike. /abcnews.al

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›