E Shtunë, 31 Tetor 2026

Ahmadinejad kërkon vizë për në SHBA

Presidenti iranian Mahmoud Ahmadinejad ka bërë kërkesë për vizë për të vizituar vendin armik të tij, Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Lajmin e bëjnë të ditur mediat ndërkombëtare, sipas të cilave Ahmadinejad e ka bërë këtë kërkesë pasi kërkon të marrë pjesë në samitin e 3 majit mbi energjinë bërthamore.

Lajmi është konfirmuar edhe nga ambasadorja amerikane në Kombet e Bashkuara, Susan Rice. Samiti mbi energjinë bërthamore do të mbahet në Nju Jork.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›