E Shtunë, 31 Tetor 2026

Ahmadinexhad: Akuzat e Obames te pabazuara

Presidenti iranian, Mahmud Ahmadinexhad i ka quajtur si te paverteta dhe te pabazuara akuzat e presidentit amerikan, Barak Obama ne lidhje me programin berthamor te Teheranit.

“Ne nuk e prisnim qe vetem 48 ore pas fjalimit te tij perpara OKB-se, zoti Obama te hidhte poshte ato cka tha atje. Nuk e prisnim nje deklarate kaq te pabaze”, eshte shprehur Ahmadinexhad per mediat iraniane.

Me heret presidenti Obama akuzoi Iranin se me programin e tij berthamor ishte duke vepruar teresisht jashte rregullave nderkombetare te energjise berthamore.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›