E Shtunë, 31 Tetor 2026

Ahmadinexhad: Akuzat e SHBA-ve janë të pavërteta

Presidenti iranian, Mahmud Ahmadinexhad, ka deklaruar se akuzat e SHBA-ve për një komplot të vrasjes së ambasadorit saudit në Uashington, janë të ngjashme me pretendimet për armët e shkatërrimit në masë që ishte edhe bazë për pushtimin amerikan të Irakut në vitin 2003, dhe do të dalin po aq të pavërteta.

Ahmadinexhad, në një intervistë në televizionin Al-Jazeera, theksoi se Uashingtoni kishtes ajuar komplotin, nëmënyrë që të krijojë ndarje mmidisIranitdheArabisëSauditedhe të dominojnë vet Gjirin.
 

Dy persona janë akuzuar në gjykatën federale amerikane në komplotin për të vrarë ambasadorin
e Arabisë Saudite në Uashington.
 

Ahmadinexhad tha gjithashtu se Shtetet e Bashkuara akuzojnë Iranin për përfshirje në komplot në mënyrë që të forcojnë sanksionet ndërkombëtare kundër Teheranit.
 

Në përfundim ai tha i prerë se Irani nuk do të hetojë pretendimet e SHBA-ve.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›