Ahmadinexhad Izraeli nje tumor qe shpejt do zhduket

Presidenti iranian rikthehet në qendër të vëmendjes së mediave ndërkombëtare pas deklaratave të radhës kundër shtetit të Izraelit.
Ahmadinexhad citohet nga mediat shtetërore të ketë deklaruar se Izraeli është një tumor jo vetëm në Lindjen e Mesme, që shpejt do të zhduket.
Kjo deklaratë ka nxitur reagimin e Shteteve të Bashkuara. Shtëpia e Bardhë e cilësoi gjuhën urryese të Ahmadinexhat si shokuese.
“Shtetet e Bashkuara dënojnë me forcë deklaratat dhe komentet e fundit urryese të funksionarëve iranianë ndaj shtetit të Izraelit”, deklaroi Këshilltari i presidentit Obama për Sigurinë Kombëtare në Shtëpinë IraniAhmadinejad: Vdekje Amerikës dhe Izraelit Skenari i sulmit mbi IraninGjermani, arrest për “furnitorët” bërthamorë e Bardhë, Tommy Vietor.
Këto nuk janë komentet e para që përmbajnë urrejtje nga ana e presidentit iranian Ahmadinexhad kundër Izraelit. Qysh pas ardhjes në pushtet, Ahmadinexhad ka sulmuar atë që ai e quan “regjimi zionist si e keqja e madhe e kësaj bote”.
Ndërkohë, në Izrael në media po qarkullojnë gjithnjë e më shumë zërat për një sulm të mundshëm ushtarak kundër Iranit për të ndalur apo vonuar planet e Teheranit për ndërtimin e bombës bërthamore. Flitet për një sulm 30-ditor që mund të ndërmerret në muajin tetor e që fillimisht do të privojë nga energjia elektrike dhe telekomunikacioni gjithë Iranin.