Ahmadinexhad: Jemi vendi më demokratik në botë

Republika islamike iraniane është sistemi më demokratik në botë.
Kështu ka deklaruar presidenti Mahmud Ahmadinexhad duke folur në Teheran, në përvjetorin e vdekjes së Ajatollahut Khomenei.
Këtë vlerësim Ahmadinexhad e dha duke iu referuar zgjedhjeve presidenciale që u zhvilluan muaj më parë në Iran.
Opozita asokohe u derdh në shesh duke akuzuar qeverinë për mashtrim dhe manipulim.